Fteriotët e Sarandës në një takim kulturor
Paraqitet libri “Lame Xhama – Mësues i Popullit – Kujtime e dokumente”
Komuniteti fteriot në Sarandë, nën kujdesin e Bashkise se Sarandës, organizuan më 25 maj 2009 një takim për paraqitjen e librit “Lame Xhama – Mësues i Popullit – Kujtime e dokumente”.
Në këtë takim morën pjesë ish nxënës të Mësuesit të Popullit Lame Xhama, kolegë pune, miq, dashamirës, komuniteti fteriot në Sarandë si dhe të ftuar të tjerë. Morën pjesë kuadrot drejtuese të qytetit të Sarandës, Kryetari i Bashkisë së qytetit Edmond Gjoka, Kryetari i Këshillit Bashkiak të qytetit Arjan Demiri, Sekretarja e Këshillit Bashkiak Polikseni Ikonomidhi, Zv/ drejtori i drejtorisë arsimore Thoma Stefani, drejtori i gjimnazit Apostol Nika, Drejtoresha e drejtorise së kulturës Pasjonare Nika, Drejtori i Drejtorisë së turizmit të Bashkisë Aristotel Bita, Drejtori i filialit ekonomik të USHT Eduard Mehmeti, drejtoresha e burimeve njerëzore të bashkisë Suzana Nika, Drejtori i drejtorisë juridike Krenar Abazi, drejtori i drejtorisë ekonomike Panajot Gunariu, drejtori i drejtorisë së shërbimeve Aristotel Koçi e të tjerë.
Nje bukuri te veçante i dha takimit pjesëmarrja e shume ish nxenësve e kolegëve të Mësuesit të Popullit Lame Xhama, tashmë në moshë të thyer, si Koçi Vasi, Dhimitër Tulo, Andrea Caka, Janulla Papagjika, Ana Harito, Abedin Hasani, Jasin Berberi, Jani Ballca e shumë e shumë të tjerë.
Fteriotët e shumtë që morën pjesë në këtë takim, ndjenë krenari të ligjshme për nderin që i bëhet bashkëfshatarit të tyre – Lame Xhama, dhe shprehën mirënjohje për të, për familjen e tij që mundësoi botimin e librit dhe organizatorët e këtij takimi.
Takimin e hapi Zëvendëskryetari i Bashkisë Robert Maçi. Fjalën e rastit e mbajti Gëzim Dusha, pastaj pjesëmarrësit në takim, edhe gjate kokteit, folën për figurën e Lame Xhamës dhe treguan mjaft kujtime që kishin me të.